Edhe pse pritej të paraqitej në SPAK në orën 10:00 për tu marrë në pyetje, ish-presidenti Ilir Meta vijon të jetë në  qeli.

Ai ka bërë një postim në Facebook, ku shprehet se ndodhet ende në qelinë numër 5, edhe pse ka shprehur gatishmërinë për të shkuar në Prokurorinë e Posaçme.

“Rreth 15 minuta më parë mediat e regjimit mashtruan duke pretenduar se unë kam hyrë në ambientet e SPAK. Nuk është e vërtetë. Unë akoma jam në qelinë Nr.5, i gatshëm që në ora 10:00 për të shkuar në SPAK edhe pse lajmërimin e kam marrë nga mediat e regjimit dhe jo sipas procedurave ligjore.

Mezi po pres të takohem me ‘kolegët’ e megahajdutëve të regjimit më të korruptuar në kontinent dhe pas seancës reciproke të pyetjeve në SPAK, jam i hapur t’u përgjigjem pyetjeve të gazetarëve.”- shprehet Meta në reagimin e tij.