Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë në mbledhjen e përbashkët të Kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, ku theksoi lidhjen e fortë ndërmjet shqiptarëve dhe rëndësinë e unitetit. Spiropali u shpreh: “Jam me origjinë nga bregu i Labërisë, por me shtëpi zemre nuk jam nga Prishtina e Prizreni, po kështu secili nga ne është nga Durrësi dhe Gjakova. Jemi një gjak e një gjuhë.”

Në një fjalim të ngarkuar me emocion, ajo theksoi se shqiptarët nuk bëjnë dallime dhe se kanë treguar vendosmëri të palëkundur. “Duhet të takohemi aq sa jemi, sa shqiptarë ka bota,” shtoi ajo, duke i bërë thirrje për një bashkim të vërtetë dhe të gjithanshëm, ndërsa theksoi se ky takim është një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të fortë dhe të bashkuar për shqiptarët.

Spiropali: Jam me origjinë nga bregu i Labërisë, por me shtëpi zemre s’jam nga Prishtina dhe Prizreni, po kështu secili nga ne është nga Durrësi e Gjakova, jemi një gjak e një gjuhë, emocion i thellë dhe kënaqësi nga kjo mbledhje e përbashkët. Ne që po takohemi jemi pak, duhet të takohemi të gjithë aq sa jemi, aq sa shqiptarë sa ka bota. Duhet me prit për superbashkimin, kur s’ke pulën do hash shpend tjetër thotë populli. Jo rrallë Ballkani ka qenë truall i ankesës, popujt e Ballkanit e kanë traditë të kaherëshme. Ne shqiptarët nuk bëjmë dallim, por askush se mohon se shqiptarët kanë dëshmuar vendosmëri të palëkundur.