Kryeministri Edi Rama i është rikthyer fushatës së fundit elektorale, duke komentuar edhe akuzat e ngritura ndaj tij.
Gjatë asamblesë së PS në Elbasan, Rama tha se shumica e fortë parlamentare e Partisë Socialiste ishte vendimtare për avancimin e procesit të negociatave me Bashkimin Evropian, për këtë arsye ai kërkonte të kishte sa më shumë vota. Rama dhe se tashmë PS duhet “tu puthë duart qytetarëve” që i votëbesuan.
“Kur unë thosha na duhet një mandat i fortë, thoshin ky do të bëhet si Putini. Por ja ku jemi sot, në fund të janarit ne kemi kaluar 27 ligji që ishin një paketë që ishte vetëm për negociatat. Nga këto 27 ligji, ishin me 84 vota. E para përfytyroni ju sikur ne të kishim 75 dhe të tjerat ti kishin molotovarët se ku do ishim sot. Atëherë po do na ishin bllokuar negociatat se do na ishte bllokuar parlamenti jo me muskuj, por me buzëqeshje, duke thënë: Po ne ua japim votat, ne duam të shkojmë bashkë në Evropë, por duhet të ikë narkoregjimi, duhet të mos e ketë PS qeverinë, duhet të bëjmë një gjë të përbashkët dhe ne do ishim në një situatë, do vinim vërdallë, si ajo shprehja që thotë duke i gjëmu bishtit tonë. Prandaj na duheshin ato vota, prandaj unë insistoja, prandaj ne duhet ti puthim duart atyre që na dhanë ato vota, jo për këto karrige, por për atë forcë që ato vota kanë në parlament që ne të realizojmë negociatat”, tha Rama.


