Policia e Durrësit ka arritur të zbardhë vrasjen e 51-vjeçarit Valbon (Marko) Beqiri, mbrëmjen e djeshme.

“Çelësi” për zbulimin e të vërtetës ka qenë autori i dyshuar, i cili raportohet se është dorëzuar vetë në polici. 24-vjeçari ka treguar se në apartamentin e viktimës ishte organizuar një festë, ku edhe ai ishte i ftuar.

Gjatë festës është konsumuar alkool por edhe lëndë narkotike, çka duket se ka rënduar gjendjen e tyre dhe ka sjellë një konflikt mes Beqirit dhe 24-vjeçarit. Ky i fundit ka treguar se e ka goditur fillimisht fizikisht viktimën, e më pas me thikë. Këto plagë rezultuan fatale dhe i morën jetën Beqirit, i cili u gjet në orët e mbrëmjes nga nipi i tij në banesë.

Valbon (Marko) Beqiri raportohet se ishte i martuar dhe ishte babai i një djali.