Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet këtë të mërkurë, 17 shtator, në orën 10:00 për të çelur garën për të kreun e Prokurorisë Speciale kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Altin Dumani u zgjodh në krye të SPAK, në dhjetor të vitit 2022. Mandati i tij  3-vjeçar përfundon në dhjetor të këtij viti.

Informacion mbi mbledhjen:

Dita/Data:                                           E Mërkurë, 17.09.2025

Ora:                                                     10.00

Kohëzgjatja:                                        ⸟ 90 minuta

Thirrur nga:                                       Kryetari i Këshillit

Pjesëmarrësit:                                    Anëtarët

Kuorumi i nevojshëm:                    7 anëtarë

Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT. Media është e ftuar të jetë e pranishme. 

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 04.09.2025;
  2. Diskutimi/miratimi i Projekt-vendimit “Për shpalljen e vendit vakant për Drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”;
  3. Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Françesk Ganaj”;
  4. Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Ermira Manelli”;
  5. Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Hysni Mulaj”.