E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, ishte sot pjesë e konferencës rajonale të OSBE-së, ku ndër të tjera u ndal edhe te vizita e fundit e kreut të SPAK, Altin Dumani, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kryeprokurori i Posaçëm Dumani ishte së fundmi në Uashington për të diskutuar me udhëheqjen tonë se si e luftojmë së bashku krimin këtu dhe në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, partneriteti i ligjzbatimit midis Departamentit tonë të Drejtësisë dhe SPAK-ut nuk u ndërtua brenda natës. Së bashku, duhet të mbrojmë atë që kemi ndërtuar”, deklaroi ajo.
Më tej VanHorn deklaroi se SPAK-u është aq efektiv sa pavarësia e tij për të ndjekur kriminelët, pavarësisht se me kë janë të lidhur, ndërsa shtoi se zoti Dumani, sado efektiv ka qenë, do të zëvendësohet pasi i mbaron detyra.