Foto ilustruese


Një 19-vjeçare nga Durrësi është vetëvrarë mëngjesin e sotëm duke u hedhur nga kati i katërt i një pallati. Arsyet nuk dihen, ndërkohë që të afërmit e saj kanë mohuar të kenë pasur debate me vajzën përpara se të kryente aktin e vetëflijimit.


Policia e Durrësit bëri të ditur se Gentiana Sura, 19 vjeç, pak pasi është ngritur nga gjumi, ka dal nga shtëpia e saj, një banesë private ku banonte me prindërit. Pasi ka kapërcyer rrugën, është ngjitur në pallatin shumëkatësh përballë shtëpisë së saj dhe sapo ka arritur në sheshin e pushimit në katit të katërt, është hedhur prej aty.


19-vjeçarja është dërguar me urgjencë në Spitalin e Durrësit, por fatkeqësisht për shkak të plagëve të shumta ka gjetur vdekjen rrugës për në urgjencë. Policia po heton shkaqet që e kanë çuar vajzën drejt aktit ekstrem të vetëvrasjes.


27 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)