Policia kufitare e Durrësit ka prangosur një 36-vjeçar, i cili dyshohet e ka tentuar të trafikojë në Itali rreth 50 kg drogë të llojit kanabis.
Në një deklaratë për mediat policia lokale bëri me dije se gjatë kontrollit të një autoveture tip “Benz”, ku udhëtonte Pandeli Mara, 36 vjeç, u gjet e fshehur në bagazh si dhe poshtë gomës rezervë një sasi e konsiderueshme droge.
Sipas të njëjtit burim 36-vjeçari nga Fieri udhëtonte bashkë me gruan dhe fëmijët e tij. Ai është arrestuar dhe po hetohet për ngjarjen.
20 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)