Një 40-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij.
Mësohet se Gentian Prifti akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases me inicialet Y.P., 37 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje”.
2 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)