Gjykata e Durrësit la në burg 22-vjeçarin Taulant Gjini, i arrestuar dy ditë më parë për vrasjen e shtetasit Refik Lila. Në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë Prokurori Drini Pali tha se ekzistojnë prova të mjaftueshme që implikojnë në vrasje Taulant Gjinin. Ai ka shtuar se 22-vjeçari e ka pranuar autorësinë edhe gjatë marrjes në pyetje nga oficeret e policisë gjyqësore.
Avokati i të pandehurit, Flamur Gjuzi, kërkoi një masë më të lehtë sigurimi. Sipas tij i arrestuari ka pranuar krimin nen presionin e policisë dhe se vuan një gjendje e rënduar mendore. Në 24 prill në lagjen 18 të Durrësit u vra me armë zjarri shtetasi Refik Lila. Policia arrestoi Ardit Hyskën për vrasjen, i cili nuk e ka pranuar kurrë autorësinë e krimit. Ai ka pretenduar se ndodhej në spital në kohën kur ka ndodhur ngjarje. Tashmë ai pritet të fitoj lirinë.
25 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)