Gjendet në det kufoma e një femre, ende të paidentifikuar nga policia. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, kur anija e peshkimit “Santa Ciza” ka gjetur kufomën rreth 25 metra larg bregut të Durrësit.
Peshkatarët kanë lajmëruar menjëherë policinë portuale dhe komisariatin e policisë së qytetit bregdetarë. Kufoma është dërguar në morg, ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, që pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes dhe kohës se kur ajo ka ndërruar jetë.
13 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)
