policia e durresitNjë kazino në qytetin e Durrësit është grabitur me armë zjarri pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në një kazino që ndodhet tek zona e Stacionit të Trenit në qytetin bregdetar. Denoncimi për grabitjen është bërë nga vetë pronari i kazinosë, sipas të cilit 2 presona të armatosur kanë arritur t’i marrin xhiron ditore, e cila sipas tij ishte rreth 200 mijë lekë.


Sipas pronarit të kazinosë, grabitësit kanë përfituar nga errësira dhe janë larguar menjëherë në drejtim të paditur bashkë me shumën e parave.


Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve.


5 nëntor 2013 (gazeta-Shqip.com)