Policia e Durrësit ka sekuestruar një sasi bime narkotike e llojit kanabis sativa gjatë operacionit të koduar “Plazhi”. Sipas policisë, sasia prej 10,3 kg e ndarë në 10 pako u gjet e fshehur në automjetin me targa TR 7430 E që drejtohej nga 30-vjeçari Robert Çepani me banim në Sauk të Tiranës.
Policia e Durrësit bëri të ditur se mjeti ku u gjet malli i ndaluar, që ishte i destinuar për tregun e brendshëm, lëvizte në aksin rrugor Kavajë-Durrës.
Ndaj Çepanit është vendosur masa e arrestit në flagrancë, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur origjinën e bimës narkotike, si dhe të personave të tjerë të përfshirë në rrjetin e prodhimit e tregtimit të drogës.
7 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)