Policia e Durrësit ka arrestuar një 44-vjeçar pasi ka kanosur me thikë nënën dhe bashkëshorten të cilat ishin me urdhër mbrojtjeje.
Arben Disha, banues në Shën-Vlash, Durrës pas “një konflikti të çastit në banesë, ka kërcënuar dhe kanosur me thikë nënën e tij dhe bashkëshorten, shtetaset D.D. 65 vjeçe dhe L.D 38 vjeçe, të cilat ishin të pajisura edhe me Urdhër Mbrojtje nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës”, sqaron policia e Durrësit.
Disha është person me precedentë penalë të mëparshëm për dhunë në familje. Autori u arrestua në flagrancë.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
19 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)