Prangoset për mashtrim një ndihmës/mjek nga Durrësi. Burime zyrtare nga qyteti bregdetar bëjnë me dije se kanë arrestuar 40-vjeçarin Sokol Uka, i cili punonte si ndihmës/ mjek në qendrën shëndetësore të lagjes 17 të këtij qyteti, nën akuzën e mashtrimit. Arrestimi i tij erdhi pas kallëzimit të bërë në komisariat nga shtetasi me iniciale I.D, i cili deklaroi se 40-vjeçari i kishte marrë 2 mijë euro për të punësuar djalin e tij, në qendrën shëndetësore ku punonte edhe vetë, në lagjen 17 të Durrësit.
Po sipas policisë, prokuroria e rrethit lëshoi urdhër arrestin për 40-vjeçarin nën akuzën e ushtrimi të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
27 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)
