Policia ne Durres, foto ilustruese


Një 57-vjeçar është rrëzuar nga kati i katërt i një pallati në Durrës, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.18 të qytetit bregdetar, jo larg spitalit rajonal. Ka qenë ora 02:45, kur shtetasi Myseret Levonja, 57 vjeç ka rënë nga kati i katërt i një pallati dhe personat që e kanë konstatuar kanë nxituar t’i japin ndihmë duke e dërguar në spital, por çdo tentativë për ti ardhur në ndihmë ka rezultuar e kot, pasi ai ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Rajonal Durrës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se viktima ka qenë në gjendje të dehur dhe rënia ka qenë aksidentale.


2 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)