Sekuestrohen rreth 26 kg kanabis në portin e Durrësit, prangosen korrierët e drogës. Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se droga është gjetur e fshehur në makinën tip “Renault” me targa AA 383 DO, ndërsa është arrestuar edhe një çift të rinjsh nga qyteti i Durrësit.


Sipas policisë janë arrestuar 25-vjeçarja Marsela Muça dhe 22-vjeçari Aldo Sako, të cilët po tentonin të trafikonin lëndën narkotike drejt Italisë. Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës ndërsa materialet në ngarkim të dy të rinjve i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.


25 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)