Policia ne Durres, foto ilustruese


Policia e Durrësit ka arrestuar mesnatën e kaluar një 35-vjeçar, i cili dyshohet se ka përvetësuar një shumë të madhe në valutë, gjatë kohës që punonte në një filial banke private.


Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut bënë të ditur se Llazar Kazanxhi, 35 vjeç, ka vjedhur në periudha të ndryshme shumën e përgjithshme prej 510 mijë euro. Sipas të njëjtit burim, arrestimi i 35-vjeçarit është kryer në vijim të ekzekutimit të vendimit penal, që ishte marrë dje nga Gjykata e rrethit.


Kazanxhi do të procedohet penalisht për “Shpërdorim detyre, vjedhje të arkave të kursimit dhe falsifikim të dokumenteve”.


11 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)