zjarr (1)Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në tregun industrial të qytetit të Durrësit duke shkaktuar dëme të shumta materiale.


Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie që kanë evakuuar banorët e pallateve pranë këtij tregu, ndërkohë që disa zjarrfikëse, përfshi edhe ato të portit po punojnë për shuarjen e flakëve.


Edhe pronarë të dyqaneve që janë vendosur në këtë treg janë përpjekur të shuajnë flakët, të cilat kanë qenë mjaft të mëdha duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për bizneset. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar na zjarri…


4 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)