Qeveria shqiptare ka vendosur të ndalojë TikTok për një vit, pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani më 18 nëntor 2024, një ngjarje që lidhet me konfliktet mes adoleshentëve. Kryeministri Edi Rama e krahasoi platformën me një “rrugaç lagjeje” që ndikon negativisht tek fëmijët, duke deklaruar se gjatë periudhës së ndalimit do të analizohen zgjidhjet teknologjike dhe masat e vendeve të tjera.

ssociated Press shgkruan se, TikTok mohoi përfshirjen në rastin tragjik, duke theksuar se videot që çuan në konflikt ishin postuar në një platformë tjetër.

Masat do të shoqërohen me rregulla të reja për sigurinë në shkolla, përfshirë vendosjen e kamerave, kontrolle më të rrepta për telefonat dhe shtimin e oficerëve të sigurisë. Vendimi ka nxitur debat mbi lirinë e përdorimit të rrjeteve sociale dhe mbrojtjen e fëmijëve.