Dy aksidente janë shënuar brenda pak minutash në juglindje të vendit duke lënë disa të plagosur.

Dy mjete janë përplasur kokë më kokë në Lumalas, në aksi nacional Korçë-Maliq. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 2 persona Ndërkohë, një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Podgorie pak minuta më vonë. Nga aksidenti mësohet se ka vetëm dëme materiale. Policia është nisur drejt vendngjarjes.