Dy aksidente kanë ndodhur gjatë orëve të fundit të në Gjirokastër, teksa vetëm në njërin prej tyre ka të lënduar.
Në pranga u vu 36-vjeçari me iniciale A. D., banues në Gjirokastër, pasi në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, automjeti që ai drejtonte pa leje drejtimi është përplasur me një automjet tjetër. Nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale.
Ndërkohë rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Kakavije-Gjirokastër”, në vendin e quajtur “Ish-SMT”, automjeti me drejtues shtetasin K. F., 63 vjeç, banues në Dropull, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 43 vjeç, banues në fshatin Lazarat.
Si pasojë është dëmtuar 43-vjeçari, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe është jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.