Dy aksidente janë regjistruar ditën e sotme në rrugën e Rinasit. Mësohet pak minuta më parë dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe nga pamjet duket qartë se njëri prej mjeteve është shkatërruar plotësisht.


Më herët, një tjetër aksident u shënua në këtë aks dhe shihet që mjeti ka përfunduar jashtë rruge. Nuk dihet ende nëse ka pasur viktima. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.