Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Gajdar–Sarandë, në hyrje të qytetit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i njërit prej mjeteve, i cili është transportuar me autoambulancë në Spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën mjekësore.
Nga testi i alkoolit kryer shtetasi Baki Sinani, ka rezultuar negativ me 0.00 mg/l. Bëhet e ditur se policia po punon për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti, fatmirësisht pa viktima veçse me dëme material.
Njoftimi i policisë:
Sarandë, përplasen dy automjete në hyrje të qytetit, një person mert ndihmë në spital. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gajdar – Sarandë. Menjëherë kanë shkuar në vend shërbimet e qarkullimit rrugor. Nga përplasja e mjeteve “Ford” me targa AB558YN me drejtues Baki Sinani me mjetin tip “Toyota” me targa AB166TR me drejtues Damo Qoku, ka mbetur i dëmtuar ky i fundit, i cili është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit të Sarandës për marrjen e ndihmës së parë. Nga testi i alkoolit kryer shtetasi Baki Sinani, ka rezultuar negativ me 0.00 mg/l.
Sipas bluzave të bardha Baki Sinani më tepër la qenë i tronditur nga përplasja.
Policia po punon për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti, fatmirësisht pa viktima veçse me dëme material.
