Protesta e opozitës u shoqërua në fund me tensione, pasi qytetarët hodhën molotovë, lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të kryeministrisë.
Nga shpërthimi i molotovit, mbetën të plagosur dy punonjës të Policisë së Shtetit të cilët morën ndihmë mjekësore dhe një qytetar. Gjithashtu, i lënduar mbeti dhe një qytetar, të cilit një bombë molotv i shpërtheu te këmbët dhe bëri që ai të përfshihej nga flakët. Menjëherë reaguan zjarrfikësit që ndodheshin tek korridori i policisë dhe shuan zjarrin në trupin e tij. Aktualisht, nuk dihet gjendja shëndetësore.

Ndërkohë, pas përfundimit të protestës, efektivë të Policisë Kriminalistike kanë zbarkuar pranë godinës së Kryeministrisë për të mbledhur prova dhe për të dokumentuar dëmet e shkaktuara. Sakaq, incidentet erdhën pas fjalimeve të demokratëve, ku qytetarët kanë thyer kordonin metalik të vendosur para Kryeministrisë.







