Një tjetër incident i rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ku sipas denoncimeve të mbërritura në redaksinë tonë, një motorrist ka përplasur dy fëmijë rreth 9-10 vjeç.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 19:00 të mbrëmjes.
Sipas qytetarëve, njëri prej fëmijëve ndodhet në spital, ndërsa banorët e zonës shprehen të alarmuar nga mënyra sesi lëvizin mjetet dhe motorët në një nga lagjet më të populluara të kryeqytetit.
Burime jozyrtare per JOQ pretendojnë se personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin mund të jetë korrier në zonë, ndërsa banorët po kërkojnë pamje kamerash nga bizneset pranë vendngjarjes për të rindërtuar momentin e përplasjes.
Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga policia lidhur me rrethanat e ngjarjes apo gjendjen shëndetësore të fëmijëve.
