Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprën penale “shpërdorim detyre”, në lidhje me një ndërtim pa leje pranë QSUT.
Sipas hetimeve paraprake, në një objekt shumëkatësh në rrugën “Llukë Kacaj”, Njësia Administrative nr. 4 në Tiranë, janë konstatuar dy kate shtesë banimi mbi lejen e miratuar nga Bashkia e Tiranës.
Nga verifikimet e kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit rezulton se ndërtimi ka tejkaluar lejen e ndërtimit mbi kufirin ligjor prej 10%, që parashikohet për masa konfiskimi për interes publik.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për Rajonin e Tiranës ka administruar dokumentacionin dhe ka marrë deklarime nga punonjësit përgjegjës, duke dërguar më pas materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë.
Të referuar në hetim janë K.M., ndihmës specialist për hetimin e krimit në Komisariatin nr. 4, S.K., specialist për hetimin e krimit në Komisariatin nr. 4.
Hetimet po vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
