Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:30 në aksin Kuç–Kallarat, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes, një prej pasagjerëve ka pësuar dëmtime në kokë. Sipas të dhënave paraprake, ai është përplasur me pjesën e përparme të xhamit të automjetit pas frenimit të menjëhershëm.
I plagosuri është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Himarës, ku po merr ndihmën mjekësore. Burimet bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore nuk paraqitet e rëndë.
Në vendngjarje ka mbërritur Policia Rrugore e Himarës, ndërsa drejtuesit e dy automjeteve po merren në pyetje.
Grupi hetimor ka nisur punën për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
