GJKKO konfiskon pasuritë e Indrit Vezit.
1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
me datë 24.11.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Sekuestrim pasurie
kundër pasurive të shtetasit Indrit Vezi, persona të tretë shtetasit S.V, D.V, E.V, F.F,
K.R, Q.Ç, Shoqëria Trans Komod sh.p.k., Shoqëria Matraku Trans sh.p.k”, baza ligjore
ligji nr. 10 192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar,
trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër
pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr. 24/2014, datë 20.03.2014 dhe ligjin nr. 70/2017, datë
27.04.2017.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Flojera Davidhi, me
vendimin Nr. 7, datë 21.05.2025, vendosi:
1. Pranimin e pjesshëm të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit
dhe Krimit të Organizuar.
2. Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive të sekuestruara në kuadër të
procedimit pasuror nr. 4 të vitit 2022, konkretisht:
Automjetit autobus, i markës Volvo, me targë ****, me Nr. shasie ****, me
ngjyrë të zezë, i vitit të prodhimit 1998 në emër të Indrit Vezi;
Automjetit autoveturë, i markës Mercedes Benz S300, me targë ****, me Nr.
shasie ****, me ngjyrë të zezë, i vitit të prodhimit 1998, në emër të Indrit Vezi;
Trailer nr. shasie ****, blerë me Kontratë shitblerje nr. **** rep dhe nr. ****
kol. datë ****, notere G.B, me palë blerëse D.V, në emër të Shoqërisë
DYLAVER VEZI Shpk me NIPT Nr. L2114503K, për blerje automjeti e llojit
gjysmë rimorkio e markes KRONE SD K, me vlerë transaksioni 11.000,00 Euro.
Kuotat si ortak në shoqërinë “TRANS KOMOD” Sh.p.k me numër NUIS (Nipti)
L62420503D.
Firmën si person fizik DYLAVER VEZI me numër NIPTI L62114503K dhe
ushtrim aktivitetit Durres, Lagjia nr.14 Shkozet se bashku me asetet e kesaj
kompanie.
3. Revokimin e sekuestros për pasuritë:
Pasuri e paluajtshme me Nr. ****, Zona Kadastrale ****, Vol. ****, Faqja ****,
e llojit Apartament, me sipërfaqe prej 103 m2
, me adresë ****, në pronësi të
shtetasit Indrit Vezi, me Nr. identifikimi ****. Në Seksionin ****, të kësaj
kartele ka kufizime, me Nr. regjistri ****, datë ****.
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
Pasuri e paluajtshme me Nr. ****, Zona Kadastrale ****, Vol. ****, Faqja ****,
e llojit Apartament, me sipërfaqe prej 51 m2
, me adresë ****, në bashkëpronësi
të shtetasve D.V dhe E.V, ku vlera e pasurisë fillestare është 34.000 Euro. Në
Seksionin ****, të kësaj kartele ka kufizime, me Nr. regjistri ****, datë ****,
me shënimin “Realizohet K. Shkëmbimi”.
Pasuri e paluajtshme me Nr. ****, Zona Kadastrale ****, Vol. ****, Faqja ****,
e llojit Arë, me sipërfaqe prej 1809 m2
, me vendndodhje në adresën ****, në
pronësi të shtetasit S.V.
Automjetit autoveturë, i markës Daimler Benz, me targë ****, me Nr. shasie
****, me ngjyrë blu, i vitit të prodhimit 1997, në emër të Indrit Vezi, pasi
rezulton të jetë e shtetasit K.R.
4. Shpenzimet proceduriale të parapaguara nga shteti gjatë fazës së hetimit paraprak
pasuror, ato të kryera në gjykim, shpenzimet për avokaten e caktuar kryesisht, aktit
të ekspertimit, shpenzimet e sekuestrimit, konfiskimit dhe administrimit të
pasurive, i ngarkohen subjektit të hetimit pasuror, shtetasit Indrit Vezi në raport për
pasuritë dhe në raport me pjesën për të cilën është pranuar konfiskimi.
5. Ekzekutimin e menjëhershëm të vendimit të konfiskimit, në zbatim të nenit 28, pika
1 të Ligjit nr. 10 192, datë 03.12.2009, i ndryshuar.
6. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, nga e
nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar të gjykatës.
T
