Prokurorja Oliana Gjergjefi ka folur për mediat në lidhje me plagosjen e nxënësit 17-vjeçar në shkollën e mesme të Cakranit, në Fier.

Ajo ka pohuar se janë marrë dëshmitë e dy mësueseve që kanë qenë të pranishme gjatë momentit të konfliktit ndërkohë që është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes.

“Kemi pyetur dëshmitarët okularë. Dy mësuese të cilat kanë qenë të pranishme gjatë konfliktit. Ngjarja është e rëndë. Garantojmë hetim të plotë e të gjithanshëm.”- ka thënë ajo.

Konflikti mes dy bashkëmoshatarëve ka ndodhur në oborrin e shkollës, sapo ata kanë hyrë, teksa raportohet se ata kanë debatuar pasditen e djeshme, për një postim në “Snapchat”. Pas këtij debati, autori i plagosjes ka shkuar më thikë në shkollë mëngjesin e sotëm, dhe i ka shkaktuar 4 plagë shokut të klasës.