Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në SPAK rreth orës 9:00.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se kryedemokrati u pyet nga prokurorët për çështjen e 21 janarit. Ai u pa teksa kaloi pragun e prokurorisë dhe në dorë mbante një dosje, ndërsa ishte i shoqëruar nga truproja. Pas rreth dy orësh në SPAK, Berisha deklaroi për gazetarët se urdhri nuk është dhënë nga brenda kryeministrisë.

“Më është pyetur së çfarë ndodhi me 21 janar. Kjo mosthirrje flet më shumë se çdo gjë tjetër, kjo mos-thirrje shkak kishte se Edi Rama organizoi protestën më të dhunshme. Kishte agjendë të qartë dhune. Kjo deklaratë është bërë shkak që të mos thirrem unë për një ngjarje dramatike që i mori jetën 4 demostruesve dhe plagosjen e më shumë së 100 efektivëve. Nuk është qëlluar nga brenda kryeministrisë”– tha Berisha.