Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë e Partisë Socialiste drejtuesit politikë të qarqeve, ku në qendër të diskutimeve ishin zgjedhjet e 25 prillit.
Rama u dha udhëzime të prera drejtuesve për angazhim në fushatë pasi do të ketë vlerësim të detajuar të përformancës së kujtdo.
Pas përfundimit të mbledhjes 2-orëshe, pjesëmarrësit dolën disa veç e veç e disa bashkë.
Rama doli i shoqëruar nga kreu i parlamentit, Gramoz Ruçi, ndërsa kreu i grupit Taulant Balla me Damian Gjiknurin.
Ndryshe nga të tjerët doli kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili mori biçikletën e tij dhe u largua.