Krimet e Rënda


Teki Zyla dhe Drita Sheshi akuzohen për gjobëvënie 15 mijë euro ndaj Dinë K.


Dy persona janë vënë nën akuzë nga Prokurorinë e Krimeve të Rënda për gjobëvënie ndaj një biznesmeni. Teku dhe Drita Sheshi i kërkuan biznesmenit Dinë K. 15 mijë euro, pasi në të kundërt do ti botonin foto dhe video porno. Sipas dosjes së prokurorisë, hetimet kanë filluar pas një denoncimi të datës 2 shkurt 2012 nga i dëmtuari. Ai pretendon se një ditë më parë, Teki Syla dhe Drita Sheshi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi e kanë çuar me mashtrim në banesën e kësaj të fundit, të dëmtuarin duke e joshur për kryerjen e marrëdhënieve seksuale, kanë kryer ndaj tij veprime konkrete dhune e kanosje me qëllim marrjen dhe përfitimin e një shumë prej 15 mijë euro. “Më konkretisht, gjatë qëndrimit në banesën e shtetases Drita Sheshi, i dëmtuari Dinë Krasniqi, ka  deklaruar se Teki Syla, pasi e ka zhveshur nudo e ka fotografuar në prani të shtetases Drita Sheshi, edhe kjo e fundit nudo, duke e kërcënuar se këto foto, do t’ja vinte në dispozicion familjarëve të tij. Meqënëse, i dëmtuari nuk e kishte këtë shumë me vete, iu ka premtuar se do t’ua jepte disa ditë më pas. Sipas dosjes hetimore, për garantimin e përvetësimit të kësaj shume, shtetasit Teki Syla e Drita Sheshi, e kanë kërcënuar të dëmtuarin Dinë Krasniqi, që ky i fundit të përpilonte me “dëshirën e tij” tek një zyrë noteriale në qytetin e Durrësit, ku nëpërmjet një akt noterial, të deklaronte se shumën prej 15 mijë euro, ia kishte marrë në formën e “huasë”, shtetasit Teki Syla. Për arritjen e objektivit të tij, i kishte mbajtur portofolin brenda të cilit ndodheshin dokumentet identifikuese të tij. Në momentin që po përpilonin deklaratën noteriale, këta persona janë arrestuar në flagrancë. S.Çobo


 


Provat


Në aparatin celular të Teki Sylës, ndodhen 3 foto në të cilat pasqyrohet i dëmtuari Dinë K. nudo, i shoqëruar nga personi nën hetim Drita Sheshi, edhe ajo nudo, por e mbështjellë me peshqir banjo, të dy të ulur në divan.