Detaje të reja janë zbardhur nga dy shpërthimet e fuqishme me eksploziv në qytetin e Shkodrës. Bëhet e ditur se shpërthimet janë dëgjuar pasmesnate në një hark kohor brenda 10 minutash.

Nga informacionet paraprake mësohet se shpërthimi i parë u dëgjua rreth orës 02:00, ndërsa 10 minuta më pas është dëgjuar tjetri.

Deri më tani thuhet se lënda plasëse eksploziv i është vendosur dy bizneseve, njëri në zonën pranë prefekturës ndërsa tjetri në vendin e quajtur “Rruga e Gjerë”.

Më konkretisht bëhet fjalë për një qendër tregtare në pronësi të ish-kandidatit të PD për kryetar bashkie, Xhemal Bushati ndërsa tjetra pranë një supermarketi që ndodhet vetëm 10 metra larg karburantit, raporton Top Channel.

Gjithashtu bëhet e ditur se ka dëme të konsiderueshme materiale.