Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Greqi, nën akuzë si pjesë e një grupi kriminal.

Mësohet se dy të rinjtë janë arrestuan nga autoritetet greke në Aigaleo, pas një operacioni ku u sekuestrua një sasi prej 122 kg marijuanë, 18 kg kokainë dhe materiale të tjera për përpunimin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, u sekuestrua dhe një armë zjarri pistoletë, 179 fishekë, 3 celularë dhe 2 automjete. Droga u gjet në një banesë dhe brenda një depoje në pronësi të shqiptarëve.

Ata janë anëtarë të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, kryesisht kokainë, që kalonte në Greqi nëpërmjet Shqipërisë.