Dy qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid19, ndërsa 53 qytetare kanë mundur të sherohen.


Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se viktimat janë një 59-vjeçar dhe një 73-vjeçar.


Viktimat janë një nga Tirana dhe një nga Elbasani. 


“Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve në dy spitalet COVID, betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar dy qytetarë, një 59 vjeçar nga Tirana dhe një 73 vjeçar nga Elbasani. I shprehim ngushëllimet familjarëve.”


Që nga fillimi i pandemisë 321 qytetarë nuk e kane fituar dot betejën me Covid, ndërsa në total janë shëruar 6239 persona.


199 të shtruar në spital


Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 199 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.