Kanë ardhur në jetë bebet e para për vitin 2026. Foshnjat e porsalindura janë vajza, që kanë ardhur në jetë pak minuta pasi Viti i Ri trokiti në vendin tonë.

Lajmin e ka dhënë kryeminsitri Edi Rama, i cili shpjegon se të dyja bebet kanë lindur në Tiranë, njëra në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe tjetra në “Koço Gliozheni”.

“Dy vajza janë bebet e para të lindura në 2026, njëra në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’ dhe tjetra në ‘Koço Gliozheni’”, shkruan Edi Rama në Facebook.