Policia ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Mallakastër, ku dy të moshuar u gjetën të pajetë në banesën ku jetonin.

Sipas uniformave blu, dy vëllezërit jetonin vetëm, ndërsa paraprakisht nuk dyshohet se është ngjarje kriminale

 Njoftimi i policisë:

Mallakastër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në fshatin Çorrush, Mallakastër, në banesën e tyre, janë gjetur pa shenja jete shtetasit S. V., 90 vjeç dhe N. V., 85 vjeç(vëllezër), të cilët jetonin të vetëm.

Paraprakisht nuk dyshohet për ngjarje kriminale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.