Ka ndërruar jetë në spital marokeni i cili u qëllua me armë 4 muaj më parë pas një sherri me dy vëllezër shqiptarë. Ngjarja ndodhi më 10 janar 2026, pranë tarvernës da Poldo në Terme.
38 vjeçari ishte qëlluar me 2 plumba në kokë dhe prej asaj dite ndodhej i shtruar në spitalin Careggia. Mjekët thanë se plumbat kishin depërtuar shumë thellë dhe kishte qenë e pamundur ndërhyrja për t’i hequr shkruajnë mediat italiane.
Ngjarja
Fillimisht marokeni është përplasur me shqiptarin 31 vjeçar brenda lokalit ku dhe është qëlluar me plumb në kokë. Së bashku me të ka qenë dhe i vëllai 33 vjeçar.
Pas krimit, të dy vëllezërit u larguan duke e lënë viktimën në tokë, dhe u vetëdorëzuan në komisariat 30 minuta më pas.
Për policinë viktima ishte një person me precedent penalë dhe ishte dhunuar dhe pak ditë para krimit,. Ndërsa dy vëllezërit kanë treguar se marokeni kishte nisur ti ngacmonte për të marrë një pije nga ata. Njëri prej tyre, i acaruar nga mënyra se si po i shqetësonte, nisi ta godiste në kokë me armën për ta larguar dhe, fatkeqësisht, arma u shkreh.
Dy shqiptarët rezultuan të paligjshëm në Itali dhe pa precedentë penalë, por tani, pas vdekjes së marokenit ndaj tyre do të rëndohet pozita penale.
