Ermal Hamzo, banues në lagjen “24 Maji” në Vlorë, është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga strukturat e Policisë së Vlorës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë.

Arrestimi u bë në aksin rrugor Pilur–Himarë, ku efektivët lokalizuan dhe vunë në pranga 38 vjeçarin, i cili udhetonte ne kete aks. Ai ka qene pjesmarres ne dy ngjarje të ndodhura rreth dy vite më parë në qytetin e Vlorës.

Hamzo akuzohet për plagosje me armë zjarri dhe plagosje me sende të forta, në dy episode të ndryshme të regjistruara në zonën e “Ujit të Ftohtë” dhe në lagjen “Çole”, pranë zonës ku ai banonte.

Sipas të dhënave, në një prej përplasjeve, 38 vjeçari mbeti edhe vetë i plagosur. Pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, ai u largua.

Pas arrestimit të mbrëmshëm, Ermal Hamzo pritet të përballet me procedurat ligjore për veprat penale për të cilat akuzohet., ku ne makine ju gjete arme municione , nderkohe ne banese ju gjeten granate dhe jelek anti plumb.ai akuzohet nga uniformat blu per armembajtje pa leje arme shperthyese dhe municion dhe mbajtje te pa drejte te uniformes.