Të dhëna


Tregtimi – Është numri i pikave të shitjeve të produkteve të mishit në kryeqytet. Nga këto gati gjysma e tyre tregtojnë pa kushte të përshtatshme.


Therjet – Sipas Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit brenda një dite në vend theren 225 krerë të kontrolluar, në pikat e shitjeve që kanë licencë


Helmimet – Çdo ditë në shërbimin e infektivit në spitalin “Nënë Tereza” paraqiten për ndihmë nga 60 deri në 80 persona të helmuar për shkak të ushqimit


Bashkia e Tiranës pezullon 74 subjekte të palicencuara. Në një ditë në kryeqytet theren mbi 225 krerë


Gati gjysma e pikave që tregtojnë mish dhe nënprodukte të tij nuk janë të kontrolluara nga institucionet që mbrojnë konsumatorin. Në kryeqytet, nga 200 pika të tregtimit të produkteve të mishit, 74 prej tyre janë pirate, të paregjistruara në rrjetin e të dhënave të bashkisë së kryeqytetit dhe nuk kontrollohen nga asnjë strukturë. Plot 75 subjektet që tregtojnë mish janë pezulluar nga inspektorët e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit në bashki, ndëkrohë që dje autoritetet vendore kanë kërkuar nga qytetarët të bëjnë kujdes dhe të kontrollojnë vulat e bashkisë në çdo pikë ku drejtohen për të blerë mish. Në rast se kafshët janë të infektuara atëherë rrezikohet që sëmundjet të transmetohen te njeriu. Nga e hwna asnjw kasap nuk do tw mund tw tregtojw mish pa pasur vulën e agjencisw sw konsumatorit.


Kontrollet


Një grup pune i ngritur nga Bashkia e Tiranës ka nisur punën për kontrollin e dhjetëra pikave në kryeqytet të cilat therin dhe tregtojnë mish në kushte të papërshtatshme.


“Bashkia e Tiranës ka urdhëruar ngritjen e një grupi të përbashkët pune me kualitetet e një Task-Force të vërtetë ku Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, Drejtoria e Tatimeve të Bashkisë së Tiranës dhe Policia Bashkiake, në tre grupe pune që veprojnë intensivisht do të bëjnë verifikimin dhe pezullimin e këtyre aktiviteteve, të cilat si numër janë rreth 74, por ndërkohë verifikimi në terren mundet të evidentojë pse jo dhe ndonjë rast tjetër abuziv dhe do marrë masën e pezullimit të menjëhershëm të tyre”, tha nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Petrit Vasili.


Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm në blerjen e mishit në këto temperatura të larta. “Qytetarët duhet të jenë shumë të vëmendshëm kur blejnë produkte të mishit, të cilat nuk e kanë vulën përkatëse të Bashkisë së Tiranës, sepse në këtë mënyrë mbrojnë më mirë shëndetin e tyre”, sqaroi Vasili.


Për sa u takon subjekteve të palicencuara dhe të pezulluara, Vasili ka thënë se në kushtet e respektimit të të gjitha procedurave këto subjekte mund të aplikojnë të regjistrohen e të legalizohen.


Mbrojtja e konsumatorit


“Në këtë 6-mujor konstatojmë me kënaqësi që kemi certifikuar rreth 40324 krerë gjedhë apo bagëti të imëta duke shmangur në mënyrë të drejtpërdrejtë transmetimin e sëmundjeve zonotike, pra nga kafsha, sëmundje të cilat transmetohen nga kafsha te njeriu dhe në këtë formë duke mbrojtur shëndetin e qytetarit”, referoi dje Geron Ibrahimi, kreu i Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorëve. Sipas tij, realizohen rreth 225 therje në ditë të certifikuara nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit.


“Kur blejnë mish patjetër të kërkojnë vulën e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, në rast se do të ketë një sëmundje zonotike të transmetueshme impakti është shumë i gjerë, ju duhet të llogarisni se ai mish mund të shpërndahet në 100-150 njerëz pasi i tillë është konsumi”, sqaroi kreu i mbrojtjes së konsumatorit , Ibrahimi.


Sakaq në shërbimin e infektivit në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” çdo ditë trajtohen për helmime dhe viroza të stinës nga 60 deri në 80 persona. Një numër i konsiderueshëm drejtohen për ndihmë edhe pranë shërbimit të urgjencës së Tiranës.