Policia e Dibrës njofton se ka kallëzuar në SPAK administratorin e njësisë administrative Xhibër dhe një 57-vjeçar nga Klosi.

Të dy këta persona akuzohen për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”. Sipas policisë, shtetasit e kallëzuar janë E.D., 36 vjeç, (administratori i njësisë Administrative Xibër), dhe shtetasi B.H., 57 vjeç, banues në Klos.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet procedurale në SPAK, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, në ngarkim të shtetasve :  E.D., 36 vjeç,  (administratori i njësisë Administrative Xibër), dhe shtetasit B.H., 57 vjeç, banues në Klos.