Partia e Lirisë ka depozituar një kërkesë zyrtare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për hapjen e kutive të votimit dhe rinumërimin e fletëve të votimit në zonën zgjedhore të Bashkisë Kavajë.
Kërkesa e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi vjen pas dyshimeve të arsyeshme për parregullsi gjatë procesit të numërimit të votave dhe synon të garantojë integritetin dhe transparencën e rezultatit zgjedhor. Njësitë administrative që përfshihen janë Kavajë, Golem, Synej, Helmas dhe Luz i Vogël.
Kërkesa e Partisë së Lirisë:
KËRKESË: Për hapjen e kutive të votimit dhe rinumërimin e fletëve të votimit për zonën zgjedhore të Bashkisë Kavajë.
I nderuar Komisioner,
Në zbatim të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe në funksion të garantimit të integritetit të procesit zgjedhor, ju drejtohemi me këtë kërkesë për hapjen e kutive të votimit dhe rinumërimin e fletëve të votimit për të gjitha njësitë administrative që përbëjnë zonën zgjedhore të Bashkisë Kavajë, konkretisht:
Njësia Administrative Kavajë
Njësia Administrative Golem
Njësia Administrative Synej
Njësia Administrative Helmas
Njësia Administrative Luz i Vogël
Kërkesa jonë mbështetet në dyshime të arsyeshme mbi parregullsi gjate procesit të numërimit dhe synon garantimin e transparencës dhe legjitimitetit të rezultatit përfundimtar.

