Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, ku dyshohet se një person ka rënë viktimë e të shtënave me armë zjarri.

Pas njoftimit për ngjarjen, forcat policore kanë ndërmarrë një operacion të shpejtë, duke ngritur pika kontrolli në disa zona të qytetit për të identifikuar autorin e krimit dhe për të siguruar informacion të mëtejshëm.

Hetimet janë në vazhdim, dhe autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.