Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pas ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, e cila kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet F. M., banues në lagjen nr. 15 të Durrësit. Vendimi është ekzekutuar nga specialistët për Krimet e Rënda pranë DVP Durrës.

Sipas Policisë, 44-vjeçari dyshohet se është përfshirë në veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në bashkëpunim”.

Pas arrestimit, materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Durrësit, e cila do të vijojë veprimet e mëtejshme për dokumentimin e plotë të rastit.