Në Gjykatën Penale po mbahet seanca për masën e sigurisë ndaj Elez Hysës, i arrestuar si i dyshuar për grabitjen e argjendarisë “Roy” në Kamëz.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se në gjyqin me dyer të mbyllura, prokurori kërkoi masën “burg” me afat 60-ditor. Sipas prokurorit, ka indicie që i riu është përfshirë në ngjarje. Nga ana tjetër, avokati Alfred Gjoni kërkoi që gjykata ta shpallë ndalimin të paligjshëm, teksa edhe vetë Hysa ka mohuar përfshirjen në ngjarje.

Ngjarja për të cilën ai dyshohet ka ndodhur më 16 maj në Kamëz, ku dy autorë të dyshuar, të maskuar me skafandra dhe duke lëvizur me një motor të kuq, kanë grabitur një argjendari, me qëllim shmangien e identifikimit nga kamerat e sigurisë.