Është liruar nga qelia Erind Agalliu, i dyshuar si anëtar i një grupi kriminal që trafikonte drogë nga Spanja dhe Holanda drejt Finlandës. Vendimi është marrë nga Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Agalliut, duke e zëvendësuar “arrestin në burg” me “arrest shtëpie”.

Agalliu u arrestua në qershor të vitit të kaluar, si pjesë e një hetimi për një grup të dyshuar kriminal që akuzohet për trafikimin e lëndëve narkotike nga Spanja dhe Holanda drejt Finlandës. Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa SPAK ende nuk ka përfunduar veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rolit të personave të përfshirë.