Një 41-vjeçar nga Saranda është nën hetim nga policia pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Ngacmimi dyshohet të ketë ndodhur në rrjete sociale, Instagram.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin O. M., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur nëpërmjet rrjetit social Instagram“, thuhet në njoftimin e policisë.