Gjykata e Lartë ka refuzuar sot kërkesën për lirimin e Eria Ago-s, e dashura e Safet Bajrit.

Ago u arrestua më 26 shkurt 2025, por më pas masa e sigurisë ishte lehtësuar në “arrest shtëpie”. Ajo ka mohuar çdo përfshirje në vrasjen e Fatbardh Licit, duke deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen kriminale.

Megjithatë, gjykata nuk ka pranuar argumentet e mbrojtjes dhe ka vendosur që ajo të vazhdojë të qëndrojë nën “arrest shtëpie”.