Redaksia ka siguruar fotografinë e Aurel Hoxhës, personi që dyshohet se ka porositur vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020, në qytetin e Burrelit. Sipas burimeve nga SPAK, porositja e vrasjes dyshohet se është kryer kundrejt një shume prej 50 mijë eurosh.
Aurel Hoxha, tashmë i shpallur në kërkim nga autoritetet, është identifikuar si biznesmen i njohur në Tiranë. Në kuadër të hetimeve për këtë ngjarje të rëndë kriminale, mëngjesin e sotëm forcat e rendit kanë ushtruar kontrolle në ambientet e këtij lokali, por Hoxha nuk është gjetur në vend dhe rezulton ende në arrati.
Sipas të dhënave paraprake nga dosja hetimore, Aurel Hoxha dyshohet se ka porositur vrasjen në shenjë hakmarrjeje për vëllain e tij, Agim Hoxha, i cili ishte vrarë në një ngjarje kriminale në Angli. Ekzekutori i dyshuar i krimit është identifikuar si Sabah Nuzi.
Hetimet e SPAK vazhdojnë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit për kapjen e të dyshuarit dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje me motive hakmarrjeje.
